Paparazzi: Majk fotografohet me një vajzë në një qendër tregtare në Prishtinë

331
Sigal

Majk është nga reperët më të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Pëlqyeshmëria e madhe bën që interesimi për jetën e tij private të jetë tejet i madh sidomos sa i përket lidhjeve.

Reperi që është edhe baba i një djali nga lidhja me modelen Majlinda Zeka që nga ajo kohë ka qenë më i mbyllur sa i përket jetës sentimentale dhe nuk ka zbuluar asgjë.

Së fundmi ai është fotografuar në shoqërinë e një vajze në një qendër tregtare në Prishtinë.

Vajza nuk shihet nga para dhe nuk arrihet të identifikohet dhe mund të jetë ndonjë shoqe e tij pasi dhe në pamje nuk shihet ndonjë afrimitet i madh që do të na konfirmonte se zbuluam të dashurën e re të Majk.

ImageImageImage