Sigal

Pas fotos me Rihannan, të publikuar nga aktori Bes Kallaku në faqen e tij në “Instagram”, shpërthyen komentet, të cilat më së shumti shkonin për të thumbuar Ermal Mamaqin.

Sot ky i fundit ka publikuar një fotografi me këngëtaren e njohur Beyonce po në “Instagram” si “hakmarrje” ndaj Kallakut.

“Mbrëmë hëngrëm një darkë sa me ja dh* @bes_kallaku.” – shkruan Mamaqi.

Të dyja fotogratitë janë fotomontazhe, një garë e fundit që ka përfshirë dy artistët së fundmi, por që mund të shtrihet në të tjerë personazhe.