Nuk jam mami tradicionale / Angelina Jolie rrëfen se si divorci me Brad Pitt e ndikoi në karrierë

83
Sigal

Që nga ndarja nga Brad Pitt në 2016-ën, Angelina Jolie ka marrë më pak projekte se sa normalisht.

E dua regjizurën, por çështjet familjare ma kanë bërë të pamundur angazhimin në regjizurë. Unë kisha nevojë të bëja punë të vogla në kohë të limituar dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri duke bërë disa punë aktrimi.”
Ajo dhe Brad ndajnë kujdestarinë e pesë nga gjashtë fëmijët e tyre, Pax , Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox , ndërsa djali i tyre i madh, Maddox , tani është 18 vjeç.

Aktorja 45-vjeçare kohët e fundit pranoi për britaniken “Vogue” se sa jokonvencionale është jeta e saj familjare.
“Ndihem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një mami tradicionale”.
Sado jo konvencionale mund të jetë jeta e saj dhe e fëmijëve të saj, Angelina gjithashtu tha se nuk është ndjerë kurrë më mirë. Ndërsa shprehet: “Ndiej se në të 50-at do bëj hapin tim të radhës.”