“Nuk është faji im që ti nuk di!” Fansat i kundërvihen Arbanës në foton e fundit, por ajo e ka një përgjigje!

286
Sigal

Arbana Osmani ka publikuar një foto nga sheshxhirmet e filmit të Eduartit, duke e shoqëruar me një përshkrim në anglisht.

“Vendi i sotëm i xhirimeve është i rrallë. Një shtëpi e rrallë tradicionale shqiptare e paprekur nga epoka moderne vetëm sepse nuk ka rrugë që mund të shkosh me makinë! I uroj fat të gjithë ekipit, veçanërisht atij teknik që do të mbajë mijëra kg pajisje vetëm sepse regjizori donte këtë shtëpi të
veçantë.”- shkruan Arbana.

Mirëpo, kjo duket se ka revoltuar fansat që kanë shpërthyer në komente, duke ‘kërkuar’ llogari se përse ajo shkruan në anglisht dhe jo në shqip.

Megjithatë, moderatorja nuk ka ngurruar të përgjigjet e të sqarojë se nuk është faji i saj pse ata nuk dinë anglisht dhe se një pjesë e stafit të filmit dhe ndjekësve të saj janë të huaj.

“Publiku im i perditshem eshte shqiptar dhe respekton zgjedhjen time per te postuar ne instagramin tim personal ne cilen gjuhe te dua. Sipas asaj qe une postoj, secili pastaj zgjedh te me ndjeke apo jo dhe ketu jemi te gjithe ne rregull.Ndryshe nga puna time ne televizion, ku flas gjithmone shqip dhe perpiqem sa mundem te evitoj frazat e huazuara nga gjuhet e huaja, instagrami eshte nje platforme me e gjere.Me beso qe e di qe mund te kete njerez qe nuk dine anglisht dhe ky nuk eshte faji i tyre. Une ndjek disa bloggere nga Suedia dhe shpesh nuk marr vesh asnje fjale cfare thone e nuk rri t’ju shkruaj “po ju moj pse nuk shkruani anglisht” Duhet te mesohemi me idene qe secili nga ne zgjedh te beje cfare te doje, ne shtepine e tij dhe ne instagramin e tij. E nese s’na pelqen, te ikim. Gjithe te mirat!”- shkruan Arbana.