Pas një mungese të gjatë më muzikë këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili është rikthyer dhe së shpejti do të publikojë bashkëpunimin e saj me reperen Rina.
Adelina ka publikuar vazhdimisht foto të shkëputura nga klipi dhe të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen stili i saj.
Motra e saj Zanfina ka vënë re ngjashmërinë e madhe që Adelina ka me aktoren e famshme Monica Bellucci.
Ajo ka publikuar një foto të këngëtares ku shfaqet e veshur me të zeza dhe buzëkuq të kuq dhe pranë fotos ka shkruar:
“Monica Bellucci, kush?”, duke etiketuar motrën e saj.
Në një mendim me Zanfinën kanë rënë edhe fansat të cilët kanë thënë se Adelina ka vërtetë një ngjashmëri të madhe me yllin italian.