Nora fotografohet në shoqërinë e Tunës, çpo ndodh mes dy ish-kunatave?

519
Sigal

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës u kthye në ngjarjen më të përfolur të këtyre ditëve dhe ende po komentohet në rrjet për këtë lajm të bujshëm.

Vetëm disa ditë pas ndarjes, Nora u fotografua së bashku me ish-kunatën e saj, Tunën, me të cilën dihej prej kohësh se nuk ka marrëdhënie të mira. Gjithçka kishte nisur për shkak të sherrit mes Robertit dhe Tunës, ndërsa thuhej se Nora kishte mbajtur anën e ish-bashkëshortit.

Mirëpo, duket se gjërat janë rregulluar pas ndarjes së çiftit, pasi Nora dhe Tuna janë fotografuar të ulura në të njëjtën tavolinë, së bashku me stilistin Valdrin Sahiti dhe bashkëshorten e tij.

 

U aludua se arsyeja e takimit ishte një bashkëpunim mes vajzave, mirëpo “Syri.net” ka zbuluar se Nora dhe Tuna s’po sjellin asnjë këngë të re.

Në fakt, Nora i ka kërkuar Tunës një takim për të marrë mbështjetjen e saj pas ndarjes nga Roberti, i cili në fakt ishte arsyeja e ftohjes së marrëdhënieve mes të dyjave.

Mesa duket, këngëtaret kanë rregulluar çdo mosmarrëveshje e kanë harruar çdo pakënaqësi me njëra-tjetrën, për t’u bërë sërish shoqe si dikur.