Njëra më e mirë se tjetra, motrat Vjollca më provokuese se kurrë më parë

320
Sigal

Janë dy personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Marina dhe Luana Vjollca janë dy moderatoret më të suksesshme shqiptare, shumë të komentuara për bukurinë që i karakterizon por edhe për jetën personale.

Të dyja motrat janë shumë aktive në rrjete sociale. Ndërsa Marina është treguar më e rezervuar, Luana njihet si shumë provokative me fotot që poston. Së fundmi, dy bukuroshet kanë marrë vëmendje me fotot që kanë publikuar në llogaritë e tyre në Instagram.

Luana ka kujtuar hitin që solli në vit më parë në bashkëpunim me Faydee “Habibi” me një foto, ku shfaqet tejet sensuale, ndërsa Marina ka pozuar nga shtrati duke mos i lënë aspak vend imagjinatës.

Luana dhe Marina kanë folur shpesh për raportin e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Luana është komentuar gjithashtu edhe për romancën me Krenar Çoçaj, megjithëse dyshja pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar prej vitesh, është treguar shumë e rezervuar për të mos zbuluar asnjë detaj nga jeta e tyre private.