Një yll i vërtetë! Zbuloni të dashurën e re të Liam Hemsworth

504
Sigal

Liam Hemsworth është fotografuar dorë për dore me aktoren Maddison Brown të enjten, vetëm dy muaj pasi konfirmoi ndarjen e tij të papritur nga bashkëshortja Miley Cyrus.

 

Aktori australian duket se është në fillimet e një romance me yllin 22-vjeçar të serialit “Dynasty”, pasi u pa në një takim me të në West Village, New York, ku i dhanë provat se ka diçka më shumë sesa miqësore mes tyre.

Në pamjet e siguruara nga TMZ, Liam, 29 vjeç, dukej i qetë në përpjekje për të harruar dashurinë e tij të madhe e cila nga ana e saj ka pasur më shumë tentativa për lidhje sesa aktori.

Nga ana e saj, Miley duket se po e konfirmon edhe më shumë lidhjen me shokun e ngushtë Cody Simpson, i cili i ka qëndruar pranë gjithmonë në momentet e saj më të këqija.

Liam dhe Miley u ndanë në gusht dhe ai bëri kërkesë për divorc menjëherë pas kësaj. Ndarja ishte goxha e bujshme, por të dy duket se po e marrin veten!