Një javë ditëlindje për Rihannën

421
Sigal

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga ditëlindja e këngëtares së njohur nga ishujt Barbados, Rihanna, por duket se festimet vijojnë ende. Ajo është fotografuar mbrëmjen që lamë pas së bashku me të dashurin e saj, biznesmenin nga Arabia Saudite, Hassan Jameel duke ndjekur një ndeshje basketbolli.

Në këto foto të publikuara nga Elle, Riri shfaqet mjaft e dhënë pas lojës duke bërë tifo për skuadrën e saj, Lakers, ndërkohë që shohim edhe të dashurin në krahë të saj. Fotot e tyre janë mjaft të rralla, aq sa shpesh dyshohet se nuk janë së bashku, ndonëse këtë herë na dëshmuan të kundërtën.

Rihanna dhe Hassan kanë rreth dy vjet që janë në një lidhje, por gjithnjë janë përpjekur të jenë jashtë vëmendjes mediatike.

Sa i përket festimeve të 31-vjetorit të saj, i cili ishte të mërkurën që lamë pas, për këngëtaren ishte organizuar një festë në një restorant në Beverly Hills.