Sigal

Enca Haxhiu është një këngëtaret më të komentuara të showbiz-it. Di si të tërheqë vëmendjen drejt vetes në çdo moment dhe bën jetën që shumë vajza në moshën e saj do të donin ta kishin. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një video të një dhurate, e cila duket si një medaljon me inicialet e saj dhe siç shpjegon Enca është i bërë me diamante.

Nëse është dhuratë nga një person i rëndësishëm për të, apo ja ka bërë vetes, këtë nuk dimë ta themi. Ajo që kuptojmë është se këngëtarja e njohur e mbështet fort shprehjen: “diamantet janë ‘miku’ më i mirë i një vajze”.