Një anëtare e re në familjen mbretërore

530
Sigal

Zara Tindall, mbesa e mbretëreshës Elizabeth është bërë nënë për herë të dytë pasi ka sjellë në jetë vajzën e vogël.

Pallati i Buckinghamit dha një njoftim duke thënë: “Zara Tindall lindi një vajzë të shëndetshme më 18 qershor në Njësinë e Materniteit Stroud. Zoti Tindall ishte i pranishëm në lindje. Pesha e foshnjës ishte 4.21 kg.

Ndërkohë pritet konfirmimi i emrit të vogëlushes. Ajo është stërmbesa e shtatë e Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgh.