Nicole Kidman, asnjë rrudhë në fytyrë në Toronto Film Festival

719
Sigal

Nicole Kidman ka qenë e pranishme në Al TIFF (Toronto international Film Festival) për të prezantuar filmin e saj të ri “Destroyer”, një triller ku ajo interpreton rolin e një detektiveje policie nga Los Angeles.

Në tapetin e kuq aktorja australiane është shfaqur si gjithmonë elegante, me një kostum ngjyrë qumështi dhe një lëkurë fytyre që dukej si prej porcelani.

Sekreti i saj? Pak botoks para disa vitesh, për të cilin ishte penduar, por mbi të gjitha një jetë e shëndetshme, pa duhan, alkool dhe shumë ushtrime fizike.

foto galeri foto galeri