Nicki Minaj gati për martesë, por fansat janë kundër

510
Sigal

Këngëtarja e njohur amerikane Nicki Minaj pritet të lidhet në martesë. Këtë lajm e ka konfirmuar vet  Minaj në emisionin “Queen Radio”, duke thënë se ajo dhe i dashuri i saj Kenneth Petty kanë marrë leje për martesë.

“Ne kemi marrë lejen e martesës. Mendoj se kam atë që kërkoj, thjesht lumturi. Ishte shumë e vështirë të arrija në një gjendje të lumtur. Tani që e arrita, nuk dua të bëj kompromise me asnjë dhe asgjë.”- u shpreh Minaj.

Çifti ka pak kohë që e kanë nisur këtë histori dashurie.

I dashuri i saj, Petty realizoi një tatuazh të emrit të reperes, Onika në muajin dhjetor. Por fansat e saj nuk e kanë mirëpritur këtë lajm.

Kjo sepse ai është akuzuar tre herë për abuzim seksual. Ai ka qenë  në burg për këtë dy herë: në 1995-ën dhe në 2006-ën. Por Minaj është shprehur e sigurt në zgjedhjen e saj.