Nënë për herë të dytë, Arbana Osmani tregon çfarë emri do i vendosë bebushit

312
Sigal

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është në javët e fundit të shtatzënisë dhe megjithëse shumë e rezervuar, ka dhënë disa detaje.

Ajo ka realizuar një mini-intervistë me fansat në Instastory, ku mes shumë pyetjesh, njëri e pyet: “E di që është herët për të vendosur, por cilat janë emrat e tu të preferuar për bebin?”

“Emrat shqiptar”, i përgjigjet Arbana duke treguar kështu se bebushit do i vendosë emër shqiptar.

Ndërsa një tjetër pyetje lidhur me këtë periudhë të bukur në jetën e moderatores ishte se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me operacion. Ndërsa Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.
Theksojmë që kjo eksperiencë nuk është e para për Osmanin, pasi ajo ka edhe një djalë më të madh me emrin Jon.