Në prag të Miss Shqipëria 2019, zbulohen surprizat e spektaklit

480
Sigal

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Miss Shqipëria 2019. Pas një turi që ka nisur në Tiranë për të shkuar deri në Ulqin në veri dhe Sarandë në jug, konkurrentet e këtij viti janë vendosur në Libohovë.

Sepse do të jetë kalaja e Libohovës mikpritësja e vajzave për këtë vit. Aty mbrëmja e 6 korrikut premton një spektakël të vërtetë dhe jo vetëm pse gara mes 28 finalistëve të këtij viti pritet të jetë e fortë.

Të ftuar specialë do të jenë pjesë e performancave të spektaklit të bukurisë që këtë vit do të prezantohet nga Arjola Shehu. Prezantuesja bukuroshe, e njohur sidomos për emisionin “Kush vjen për drekë” në TV Klan, ka qenë edhe me parë pjesë e spektakleve të Deliart Association.

Ajo ishte mikpritësja kryesore edhe në skenën e Netëve të Klipit, që këtë vit e mbajti finalen e madhe në Ulqin.

Kështu parashikohet të jetë finalja e Miss Shqipërisë këtë vit, me të ftuar specialë, artistë të njohur të skenës dhe një juri profesioniste që do ta ketë të vështirë përzgjedhjen e më të bukurës.