Në një lidhje me aktoren e njohur Turke? Can Yaman sqaron të vërtetën…

646
Sigal

Demet Ozdemir dhe aktori me origjinë shqiptare Can Yaman njihen si protagonistët e serialit ‘Erkenci Kus’, një nga më të rinjtë që po transmetohet në Turqi. Në mediat turke thuhet se gjatë xhirimit të serialit dyshja janë dashuruar dhe prej kohësh janë në një lidhje. Ata janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, megjithatë aktorët kanë preferuar të mos japin asnjë deklaratë në media lidhur me ketë situatë.

Por së fundmi ata janë kapur mat nga gazetarët teksa dilnin nga një restorant dhe nuk i kanë shpëtuar pyetjes nëse janë në një histori dashurie.

I Inatosur nga këto pyetje Can ka reaguar duke treguar se ata janë thjesht shokë shumë të mirë dhe mes tyre nuk ka asgjë më tepër. Arsyeja përse qëndrojnë bashkë është vetëm profesioni.