“Në kërkim të agjentit 007”, James Bond feston 60 vjetorin në ekran

145
Sigal

James Bond , agjenti i famshëm sekret britanik i veshur me smoking, feston sot 60 vjetorin e tij në ekranin e madh dhe ka ende shumë pyetje se kush do të marrë përfundimisht rolin e lakmuar dhe ikonik. Sipas prodhuesve të Bond, Barbara Broccoli dhe Michael J. Wilson, kërkimi për aktorin e ri nuk ka nisur ende pas “daljes” së Daniel Craig, në filmin e fundit “No Time to Die”, në vitin 2021.

“ Nuk do të kërkojmë për një aktor për disa kohë ”, tha Barbara Broccoli në një intervistë.

” Ajo që duhet të bëjmë është të fillojmë një rishpikje të plotë të rolit dhe kjo është ajo që është emocionuese tani ,” vazhdoi ai.

Ndërsa fansat vazhdojnë të diskutojnë se kush mund të jetë i radhës për të luajtur rolin e lakmuar Michael J. Wilson përgjigjet: ‘Para së gjithash, ne duam një aktor të mirë, jo domosdoshmërisht një aktor aksioni, por dikë që mund të luajë atë që shpresojmë se do të jenë rolet sfiduese që shkruajmë në skenarë . Kjo është, mendoj, e para, por është shumë e vështirë… Dua të them, nëse shikon aktorët që luajtën Bond, është shumë e vështirë të gjesh të përbashkëta .’

Barbara Broccoli madje përmendi se zgjedhja e aktorit të duhur është me rëndësi të madhe për suksesin e James Bond.