Ndjekësi e kritikoi për dhëmbët, moderatorja e njohur i kthen përgjigjen epike…

295
Sigal

Edhe pse në pritje të ëmbël dhe e angazhuar për të na treguar gatimet dhe recetat më të shijshme në Instagram, Arbana Osmani e gjen sërish kohën për t’ju kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj, veçanërisht kur ato janë negative.

Në një postim të fundit, ku moderatorja shfaqet duke bërë sushi në shtëpi, dikush i ka bërë një koment për dhëmbët, dhe Arbana nuk ia ka lënë mangut.

“Se i ke dhëmbët si lepur dhe gjithë ato lek”, i shkruan një ndjekës, ndërsa Arbana ia kthen: “Lek i shkuar dëm o Artan”.

Moderatorja pozon gjithnjë e buzëqeshur në fotot e saj, dhe sigurisht që një koment i tillë i ka tërhequr vëmendjen, por vetëm kaq! Mjaftoi një batutë për ta kthyer situatën me humor për fansat e saj.

Arbana është në pritje të ëmbël dhe pak ditë më parë bëri me dije se bebushi pritet të vijë në jetë gjatë verës. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe kjo u duk edhe në dhuratat që i bëri stafi i “Dua të të bëj të lumtur”, i cili kishte zgjedhur për autoren e emisionit, rroba bebi ngjyrë blu, pra për djem.