Lajmi i ndarjes nga Mimoza Shkodra u konfirmua vetë nga këngëtari Seldi Qalliu në spektaklin ‘Dance with me’.

Seldi deklaroi se gëzon një respekt të veçantë për të dhe familjen e saj.

Ndërkohë Mimoza nuk ka folur ende për ndarjen, por në postimin fundit ka treguar se është shumë e lumtur.

Ajo shfaqet në rrugë e buzëqeshur dhe duke vallëzuar.

Këngëtarja ka treguar se nuk e ka mendjen pas por po vazhdon e lumtur jetën e saj.