Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur amerikane

289
Sigal

Arlene Golonka, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mbesa e saj, Stephanie Morton, e cila tha se aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje, ndërsa ndërroi jetë në banesën e saj në West Hollywood.

Arlene Golonka u bë e njohur për përfshirjen në serialin “Mayberry RFD”, ku personifikohej si Millie Swanson.

Aktorja e nisi rrugën e artit në moshën 19-vjeçare, ku nisi të studionte për teatër në New York.

Ajo mori pjesë në një sërë shfaqjesh teatrore, ku mund të përmendim: “The Night Circus”, “Come Blow Your Horn”, “One FlewOver the Cuckoo’s Nest”.