Ndahet nga jeta Marty Balin, themeluesi i Jefferson Airplane

394
Sigal

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare Marty Balin, lideri i Jefferson Airplane. Ai vdiq teksa po transferoj në një spital në Tampa, Florida.

Balin ka themeluar grupin e njohur në 1965. ‘Kemi humbur një legjendë thuhet në një njoftim të grupit.
Marty Balin ka kontribuar në fillim të revolucionit që vazhdon të jetojë edhe sot.

Grupi i rokut amerikan dhe kënga e tyre ‘San Francisco Sound’ ishin vërtetë një revolucion.

‘Aeroplani” Jefferson filloi pikërisht të fluturojë në 1965 dhe Balin, sipas Martyn Jerel Buckwald, ishte ideologu dhe themeluesi.