Naomi Campbell thyen heshtjen, flet për herë të parë për jetën e saj personale

346
Sigal

Modelja e njohur, Naomi Campbell, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të një lidhje të mundshme me këngëtarin Liam Payne. Gjithçka nisi për shkak të komenteve që dyshja shkëmbente në ‘Instagram’ dhe më pas nga daljet e tyre publike bashkë. E ftuar në emisionin ‘The Jonathan Ross Show’, Naomi ka folur pak mbi temën e jetës së saj personale, sigurisht duke mos dhënë shumë detaje. ‘The Press Association’ raporton se moderatori e ka pyetur nëse është e dashuruar dhe modelja ia ka kthyer duke i thënë: “Dhe? Unë kurrë nuk e diskutoj jetën time personale. Një emër tjetër?”. Në momentin kur Ross përmendi emrin e reperit Drake, Naomi përsëriti të njëjtën shprehje. “E gjitha kjo është një çmenduri. Një herë është një person, ditën tjetër një tjetër. Kush do të jetë tjetër? Jam kurioze të di”, vazhdoi Naomi, duke lënë kështu akoma në pikëpyetje marrëdhënien e saj me këngëtarin e grupit ‘One Direction’.