Naomi Campbell i jep fund lidhjes me këngëtarin 23 vjet më të ri

453
Sigal

Naomi Campbell i ka dhënë fund romances së saj të shumëpërfolur me Liam Payne, që zgjati jo më shumë se 4 muaj.

Supermodelja 48-vjeçare thuhet se është mërzitur nga 25-vjeçari, dhe vendosi t’i lërë gjërat të shkojnë drejt fundit.

Megjithatë, Naomi dhe Liam do të “qëndrojnë miq” pasi sipas një burimi pranë dyshes, mes tyre nuk ka ndjenja të forta.

Një burim tha për “The Mirror”: “Liam dhe Naomi argëtoheshin së bashku, ata ia kalonin mirë por thjesht nuk ishte e shkruar”.

“Ata do të qëndrojnë miq, nuk ka ndjenja të forta nga asnjëri prej tyre”.

Modelja angleze  është përfolur për lidhjen me këngëtarin 23 vite më të vogël, që prej momentit kur ai i la një koment në Instagram për t’ i thënë se është perfekte.

Më vonë u tha se Naomi ka flirtuar edhe me Drake ndërsa ishte në festën vjetore të Oscar, të organizuar nga Jay Z dhe Beyonce në Chateau Marmont në Los Anxheles muajin e kaluar.

Megjithatë ajo nuk ka pranuar asnjë nga këto thashetheme dhe gjithçka e ka mohuar.