Sigal

Mozzik në një kohë fare të shkurër u shndërrua në fenomenin e muzikës ‘rap’. Tashmë ai është një ndër artistët më të preferuar nga brezi i ri. Pavarësisht problemeve që mund të ketë hasur gjatë rrugës, Mozzik ja ka dalë mbanë të qëndrojë në industrinë e muzikës. Madje muzikën ai e cilëson si shpëtimtaren e tij dhe nuk e sheh veten në asnjë punë tjetër. Nëpërmjet ‘Instagram’it dikush nga ndjekësit e tij e ka pyetur: “Nëse nuk do kishe hyrë në ‘rap’ me çfarë do merreshe në jetë?”. “ E sigurtë në burg do isha! Faleminderit muzikës çdo ditë”, – ka shkruar Mozzik.