Mr. Bean, aktori që i shkriu të gjithë së qeshuri heq dorë nga aktrimi?

589
Sigal

I famshmi Mr. Bean, emri i vërtetë i të cilit është Rowan Atkinson ka deklaruar se do të bëjë pak pushim nga aktrimi.

Aktori ka vendosur që të jetë një vit i qetë për të qenë sa më pranë vajzës së tij, e cila erdhi në jetë në vitin 2017.

Sipas “The Sun”, Rowan tha: “Unë do të kujdesem për beben Bean ndërkohë që Louise do të përqendrohet pak tek karriera e saj”.

Kështu Louise Ford do e shohim më shumë nëpër filma, ndërsa Mr.Bean nuk do shfaqet askund.

64-vjeçari Rowan dhe partnerja e tij 35-vjeçare po shijojnë lidhjen e dashurisë që prej vitit 2014. Aktori ka qenë i martuar më parë me Sunetra Sastry, nga e cila erdhën në jetë një djalë dhe një vajzë.