Mozzik feston ditëlindjen por Loredana na lë pa fjalë me surprizën ndaj tij

804
Sigal

Reperi i suksesshëm, Mozzik feston sot 24-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ai e uroi i pari veten duke falënderuar Zotin për të gjithë të mirat që ka në jetë.

Por urimin më special Mozzik e ka marrë nga Loredana dhe e bija, Hana. Teksa të gjithë prisnim një urim nga reperja, ajo vendosi ta surprizojë me një postim nga profili i Instagramit të së bijës, shkruan Xing.

“Gëzuar ditëlindjen babi, të dua Hana”, shkruhet në postimin e bërë nga Loredana e cila menaxhon këtë profil të vogëlushes së tyre.

 

Mozzik dhe Loredana së fundmi janë përfolur për ndarje, por ky postim duket se hedh poshtë thashethemet.