Morena Taraku i vë ‘flakën’ rrjetit, provokon sërish nga plazhi

366
Sigal

Morena Taraku ka qenë gjithmonë në fokus të mediave për fotot provokative që shpesh ndan në rrjete sociale, por gjithashtu edhe për jetën e saj personale. Modelja dhe këngëtarja është komentuar shumë për romancen me biznesmenin iranian Sasha Sobhani, me të cilin i dha fund lidhjes pak kohë më parë. Modelja prej disa ditësh po shijon disa ditë në plazh, ndërsa nuk ka nguruar të publikojë dhe në rrjete sociale çaste nga pushimet që po kalon. Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto, ku shihet teksa pozon në plazh me veshur me bikini.

Morena ka nxjerrë në pah edhe njëherë format e saj trupore për 1 milion ndjekësit e saj në Instagram. Pas ndarjes nga Sobhani, këngëtarja ka pranuar se është në një lidhje dhe shumë e lumtur duke mos e zbuluar identitetin e partnerit të saj.