Sigal

Moderatorja Jona Spahiu bëhet nënë për herë të parë. Shtatzënisë së saj i ka ardhur fundi dhe ajo ka sjellë në jetë një djalë.

Këtë gjë e ka konfirmuar “RevistaWho”. Jona e ka mbajtur private këtë pjesë dhe ende nuk ka bërë një postim për momentin e bukur që po përjeton.

Kujtojmë se para tre muajsh, ajo u martua me të dashurin e saj Frenkli Ymerin, me të cilin gëzon sot ndjenjën e të qenit prind.