Moderatorja bëhet këngëtare, e pranon publikisht, ja kush do të jetë menaxheri i saj!

486
Sigal

Moderatorja e njohur,  Fjoralba Ponari është një ndër emrat më të përfolur të medias rozë.

Atë e kemi parë tashmë çdo javë të drejtojë një rubrikë në emisionin, “E diell”.

Ndërsa ajo është shumë  aktive në rrjetet  sociale dhe mjaft e përfolur për punën e saj si  moderatore, së fundmi në punatatën e kësaj të diele, Fjoralba ka zbuluar se së shpejti do të bëhet pjesë e botës së muzikës.

Ajo ka  zbuluar vetë gjatë një momenti në emision se së shpejti  do të publikojë dhe albumin e saj të parë, ndërsa ka thënë se si këngëtare do të jetë nën menaxhimin e reperit të njohur MC Kresha.

“Në janar do ta shohim në muzikë!”- ka thënë Ervin Kurti, ndërkohë që është konfirmuar edhe nga vetë moderatorja: Po, shumë shpejt. Me një album timin ku producent do të jetë MC Kresha”.