Sigal

Bashkëshortja e Labinot Gashit, Qëndresa është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Përgjatë kësaj periudhe dyshja kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë gjininë e fëmijës dhe mënyra si e kanë zbuluar është mjaft e ëmbël. Ditën e djeshme moderatori ka publikuar një foto krahas bashkëshortes së cilës i duket më së miri barku i rrumbullakosur.

“Me këto të dyja”,- shkruan Labi në foton të cilën e shoqëron me ikona zemrash.

Me këtë Labi tregon se dyshja do të bëhen prindër të një vajze. Kujtojmë se Labi dhe Qëndresa janë martuar rreth një vit më parë në një dasmë e cila u përfol shumë.