Modelja e njohur Amber Rose në pritje të fëmijës së dytë

424
Sigal

Modelja e njohur Amber Rose është për herë të dytë në një pritje të ëmbël.

Ishte vetë modelja që me anë të një postimi në instagram njoftoi të gjithë ndjekësit për shtatzëninë e saj.

Ajo publikoi një foto ku tregonte barkun e rrombullakosur gjatë kohës që po bënte ekon.

“ @ae4president dhe unë jemi shumë të lumtur se jemi në pritje të një vogëlushi. Sebastiani është kaq i lumtur që do të jetë një vëlla i madh” ka shkruar në postim modelja.

 Djali që pritet të vijë së shpejti, do të jetë fëmija i parë i çiftit, por jo i modeles. 

Partneri i saj Alexander Edwards është një producent muzike dhe ka shtëpinë e tij diskografike, “Def Jam Records”.

Ai dhe Amber janë në një lidhje prej tetorit të 2018-s.

Postimi ka marrë shumë komente nga fansat e çiftit dhe kolegët e tyre, duke shprehur lumturinë për këtë lajm. Kujtojmë se Amber ka dhe një djalë 6 vjeç Sebastian, me ish-partnerin Wiz Khalifa.