Modelja Bella Hadid na tregon sallatën me 5 përbërës, e ndihmon të qëndrojë në formë

164
Sigal

Bella Hadid ka një nga trupat më në formë që kemi parë në pasarela. Për të ruajtur përmasat e saj supermodele, Bella Hadid i kushton vëmendje dietës së saj dhe stërvitet shumë.

Së fundmi, Bella Hadid, përmes llogarisë së saj në TikTok, ka ndarë me fansat sallatën e saj të preferuar të shëndetshme dhe ushqyese, për të qëndruar në formë.

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë që përfshin vetëm 5 përbërës dhe është shumë e shijshme dhe me pak yndyrë.

Gjithçka që ju nevojitet është rukola, kastravec, piper i kuq, djathë dhe avokado.