Miriami dhe Albani duan një familje të madhe, këngëtarja: Fëmijët janë parajsa në tokë

312
Sigal

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashur të publikut. Ata kanë krijuar një familje mjaft të ëmbël me dy fëmijët, Ameli dhe Duam

Megjithatë duket se çifti nuk ka ndërmend të ndalet me kaq port ë zgjerojnë familjen e tyre.

Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj, Miriam në Instastory, la të nënkuptohet se ka ndërmend të bëjë sërish fëmijë.

Këngëtarja është pyetur nëse kanë ndërmend që të bëjnë edhe një fëmijë tjetër dhe ajo është përgjigjur: “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë! Fëmijët janë parajsa mbi tokë!”.

Megjithatë duket se kjo nuk është në planet e afërta të çiftit. Miriami momentalisht po punon për rikthimin në muzikë, pas shumë kohësh shkëputje.