Miku i Donaldit do të bënte pa asnjë problem këngë me Trixën

202
Sigal

Ai është miku i ngushtë i Donaldit, por është gjithashtu mik i Beatrix Ramosaj, sepse kanë studiuar së bashku në lice.

E kemi fjalën për Tiri Gjocin, i cili ishte i ftuar në “Friendzone”.

Gjatë emisionit, artisti i cili ka fituar edhe “The Voice”, foli për projektet e tij të reja, ndërsa nuk përjashtoi dhe mundësinë e pjesëmarrjes te “Kënga Magjike”.

Teksa në ekran u shfaqën disa figura publike, Tiri tregoi se me kë do të bashkëpunonte.

Kur në ekran doli imazhi i Beatrix Ramosaj, Tiri tha se do të bashkëpunonte dhe këngën do ta titullonte “S’ke faj”, (referuar këngës së saj “Faj”).

“Sigurisht që po. E kam mikeshë, kemi kaluar shumë vite bashkë sepse kemi qenë në Lice. “S’ka faj” do të quhej kënga.”, tha ai, pa sqaruar nëse këtë koment e bëri në mbështetje të Trixës, duke iu referuar situatave të fundit dhe komenteve negative me të cilat është përballur që kur u lidh me Donaldin.

Më herët gjatë një interviste tjetër, Tiri në mënyrë indirekte konfirmoi se “Më lër të flas” nuk është anuluar ashtu siç është përfolur.

Ai ka punuar për një kohë me vëllezërit Veshaj në “Binjakët Shoë”, por nuk përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit dhe me emisionin e ri.

Ku u pyet nga moderatori Alban Musa nëse do të punojë sërish me djemtë, Tiri tha se “e kam diskutuar me çunat dhe jemi shumë pro për këtë. Do të jetë e njëjta formulë”, tha ai duke nënkuptuar se do të jetë i ngjashëm me “Binjakët Shoë”.

Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.