Merve Bolugur/ Aktorja e njohur turke kërcënohet me mesazhe në celularin e saj

623
Sigal

E njohur në Shqipëri me emrin “Zejnep” nga seriali “Kuzey Guney”, aktorja turke Merve Bolugur po kalon një situatë aspak të mirë në jetën e saj.

Pas ndarjes nga bashkëshorti Murat Dalkilic, ndarje e cila u komentua shumë në media, Merves tani i ka ndodhur një e keqe tjetër.

Merve Bolugur është kërcënuar me mesazhe në celularin e saj nga një person që nuk e njeh.

Kërcënuesi i dërgoi mesazh në telefon duke i thënë se kishte fotografi dhe video intime të aktores.

Ai i kërkoi para në të kundërt i tha se do i publikonte materialet në mediat sociale.

Merve Bolugur e denoncoi në polici dhe kanë nisur hetimet se kush qëndron pas mesazheve kërcënuese.

Numri nga ku u dërguan mesazhet ishte regjistruar jashtë vendit.

Image