Melisa Lleshi dhe Andi Shehu janë ndër çiftet që bënë bujë në Për’puthen.
Edhe pse u mendua se ishte një lojë mes tyre, lidhja e tyre është konsoliduar.
Çifti bashkëjetojnë dhe kanë filluar planet për të ardhmen e tyre.
Gjatë një interviste N’fermë, ata treguan se kanë blerë një pronë për të ndërtuar vilën e tyre dhe planifikojnë të martohen se shpejti, megjithatë Andi Shehu ende nuk ia ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij.
Melisa Lleshi u shpreh se dëshiron të bëhet nënë, por së pari duhet të përmbushin disa qëllime.
Pjesë nga intervista:
Melisa Lleshi: Janë kaq shumë njerëz që na kanë tradhtuar, na e kanë futur pas krahëve, kush ka mundur edhe njerëz që nuk kanë pasur lidhje me neve.
Andi Shehu: Të gjithë, kujt iu është dhënë mundësia. Shpirti im e di se ç’kam hequr kur kam kuptuar fytyrën e vërtetë të disa njerëzve. Pavarësisht asaj që trajtohet në televizion, që duhet të rrish serioz, atë imazhin që ke krijuar, prapë çdo njeri e ka brenda vetes atë anën e ndjeshme.
Pyetje: Kur keni ndërmend të bëheni prindër?
Andi Shehu: Kemi ende disa qëllime përpara
Melisa Lleshi: Nuk është se mungon dëshira.
Pyetje: Po nuse?
Andi Shehu: Mbasi të arrijmë këto qëllime. Edhe unë e kam qejf
Melisa Lleshi: Unë po, kam shumë qejf të bëj dasmë. Unë i kam thënë bashkëjetesa e të gjitha, por e kam pak atë tradiconalitetin. Dua të më vijë në shtëpi dhe të rrijë i tensionuar derisa t’i thotë babai “Po”.
Pyetja: Unazën ta ka dhuruar?
Andi Shehu: Ka 100 copë. Jo, akoma jo.
Melisa Lleshi: Dua një unazë të bukur, kam qejf detajet