Meghan Markle i veshi pantallonat e shkurtra në mënyrën më elegante të mundshme

191
Sigal

Meghan Markle ia doli që të vishte pantallona të shkurtra në mënyrën më elegante të mundshme.

Meghan ishte në New York për një drekë me Gloria Steinem, aktivisten që u bë e njohur si udhëheqëse e lëvizjeve feministe amerikane në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970. Dukesha e Sussex-it zgjodhi një palë pantallona të shkurtra që përshtateshin me temperaturat e larta të New York-ut këto ditë.

Zakonisht ne jemi mësuar që në verë të preferojmë pantallonat xhins, por kohët e fundit fashionistat po zgjedhin pantallonat disi më të gjata dhe më serioze.

Markle zgjodhi të kombinonte ngjyrat e rripit Lauren Ralph Lauren, çantës Cult Gaia dhe këpucëve kamosh nga Manolo Blahnik. Ajo i kombinoi pantallonat Christian Dior me një këmishë të bardhë.

Meghan Markle i veshi pantallonat e shkurtra në mënyrën më