Meghan dhe Harry nuk do të festojnë me familjen mbretërore, zbulohet arsyeja

443
Sigal

Krishtlindja po afron dhe Mbretëresha Elizabeth duket se ka përgatitur disa evente për të pritur ditën më të rëndësishme të vitit.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e pjesëtarëve të familjes mbretërore do bëhen pjesë e festimeve, duket se Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të përfshihen në to.

Sipas “Daily Mail” Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të marrin pjesë ditën e hënë në festën e përvitshme në “Buckingham Palace”. Gjithashtu burimet për median thonë se çifti mbretëror do të mungojë edhe në drekën që do të organizohet para Krishtlindjes.

Megjithatë kjo nuk duhet të ketë ardhur si diçka e papritur për admiruesit e familjes mbretërore, sepse në tetor “The Sunday Times” raportoi se Meghan e Harry do të merrnin 6 javë pushime në nëntor.

“Duka dhe Dukesha e Sussex duan të zgjerojnë kohën që kalojnë si familje. Duke qenë se për dy vite e ka kaluar Krishtlindjen në Sandringham, Duka Harry do i kaloj pushimet këtë vit, si një familje e re, me Dukeshën dhe nënën e saj Doria Ragland”, ka thënë një zëdhënës për Meghan e Harry.

Gjithashtu ai ka shtuar se ata kanë pasur edhe mbështetjen e mbretëreshës për këtë vendim që kanë marrë. Në fakt Meghan dhe Harry nuk janë të parët që e bëjnë këtë gjë, pasi në vitin 2012 Princi William dhe Kate i kaluan pushimet dhe festat e fundvitit me familjen e Middleton.