Sigal

Pak ditë më parë pallati mbretëror zbuloi se Dukesha Meghan Markle është shtatzënë dhe pret fëmijën e parë të saj dhe të Princit Harry. Çifti mbretëror janë nisur në një tur në Australi dhe së fundmi kanë vizituar Melburnin. Gjatë një udhëtimi me ‘tram’, Meghan dhe Harry u pyetën nëse kishin menduar se si do e quanin fëmijën që do të vijë në jetë.

“Të gjithë na kanë dhënë një listë të gjatë me emra. Ne do të ulemi dhe do t’i shqyrtojmë”, – ka thënë Meghan. Një zonjë e cila adhuron familjen mbretërore ka treguar se ka një ide se si mund të quhet fëmija i Meghan dhe Harry. “Sapo prezantova vajzën time, Harriet, tek Princi Harry, ai tha: ‘Ky është një emër i bukur’. Ndoshta ata mund ta zgjedhin këtë emër për fëmijën e tyre”, – është shprehur zonja në fjalë. Meghan Markle është vetëm 12-javëshe shtatzënë dhe ka ende shumë kohë për të zbuluar të tilla detaje si emri i fëmijës.