Megan Fox në një lidhje me reperin e njohur

277
Sigal

Prej pak kohësh, përflitet se Megan Fox dhe reperi Machine Gun Kelly janë në një marrëdhënie, nisur edhe nga fakti që Fox ishte pjesë e videoklipit të këngës së reperit, “Bloody Valentine”. Asnjë prej të dyve nuk ka reaguar publikisht, por disa foto të siguruara nga Daily Mail konfirmojnë se po, Megan dhe Machine Gun Kelly janë të lidhur.

Pas ndarjes, Megan Fox në një lidhje me reperin e njohur

Ata u shfaqën të kapur dorë për dore në Los Angeles dhe më pas shkëmbyen puthje në makinë.

Pas ndarjes, Megan Fox në një lidhje me reperin e njohur

Në fund të majit, qarkulluan zërat e parë se Megan Fox dhe bashkëshorti, aktori Brian Austin Green, i dhanë fund martesës. Asokohe, Green shkroi se, “Fluturat mërziten kur qëndrojnë në një lule për shumë gjatë. Ndihen të lodhura. Bota është e madhe dhe ato duan ta shijojnë”. Siç duhej, shprehja i referohej tatuazhit të famshëm të Megan Fox. Në tatuazhin e saj shkruhet “We will all laugh at gilded butterflies” (ne do të qeshim të gjithë me fluturat e praruara) shkëputur nga “Mbreti Lir” i Shekspirit.

Më pas, Green tha se ai dhe Fox janë ndarë prej muajsh, pasi kuptuan se po “rriteshin ndryshe nga njëri-tjetri”.

“Do ta dua gjithmonë dhe ajo do të më dojë përgjithmonë. Ku i dihet si është fundi i këtij rrugëtimi. Kemi ende shumë jetë përpara. Tani për tani rrugët tona janë ndarë. Mund të kthehemi sërish tek njëri tjetri. Mund të mos kthehemi. Nuk e dimë.”

Pas ndarjes, Megan Fox në një lidhje me reperin e njohur