Mediat në Britani, tregojnë arsyen e vërtetë pse Harry dhe Meghan lanë mbretërinë

530
Sigal

Situata është zhvilluar me shpejtësi që kur Meghan Markle dhe Princ Harry shokuan botën me lajmin se do të tërhiqen nga pozicionet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Është aluduar shumë në lidhje me të ardhmen e çiftit, punën që do të bëjnë për të qenë “të pavarur financiarisht dhe sigurisht, mbi arsyen e këtij largimi. Në një artikull të sapobotuar të People, një mikeshë e çiftit thotë: “Nëse marrëdhëniet do të kishin qenë më të mira, gjërat do të kishin qenë ndryshe.”

“Ata nuk donin ta menaxhonin kështu situatën, por Meghan dhe Harry u detyruan”,-vijon mikesha. “Ka shumë hatërmbetje në atë familje është toksike”. (Personi nuk përmendi ndonjë anëtarë të familjes mbretërore). Një tjetër burim tha për People se mbulimi negativ në shtyp e “lëndoi tmerrësisht shumë” Meghan. “Meghan dhe Harry nuk u mbështetën dhe nuk u përkrahën mjaftueshëm nga familja,” tha burimi.

Çfarë po ndodh realisht brenda familjes mbetet mister. Dimë se Princ Charles, Princ Wiliam dhe Princ Harry u takuan me Mbretëreshën dje për të diskutuar zgjidhje dhe plane të mundshme për të ardhmen e çiftit Sussex. Para mbledhjes, dy vëllezërit publikuan një deklaratë për shtyp në të cilën hodhën poshtë thashethemin se William “bullizoi” Harry-n dhe Meghan deri sa i detyroi të largoheshin. “Pavarësisht mohimeve të qarta, në një gazetë britanike u botua një artikull që aludonte mbi marrëdhënien e Dukës së Sussex dhe Dukës së Cambridge. Për vëllezërit që angazhohen kaq shumë në çështjet e shëndetit mendor, gjuha nxitëse e përdorur është ofenduese dhe me shumë mundësi e dëmshme”.

Mbretëresha Elizabeth u fokusua te familja në deklaratën që lëshoi dje pas mbledhjes. ”Sot, unë dhe familja ime bëmë diskutime shumë konstruktive që lidhen me të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij. Familja ime dhe unë e mbështesim plotësisht dëshirën e Harry-it dhe Meghan-it për të krijuar një jetë të re si familje. Edhe pse do të donim që ata të qëndronin për të punuar me kohë të plotë si pjestarë të familjes mbretërore, e respektojmë dhe kuptojmë dëshirën për të jetuar një jetë të pavarur”. Pritet që vendimet e Princ Harry-t dhe Meghan të merren me shpejtësi, sipas kërkesave të Mbretëreshës. Për sa i përket marrëdhënieve të komplikuara mes anëtarëve të familjes, ato duan pak më shumë kohë të zgjidhen. /Anabel.al/