Sigal

Poni është bërë shumë shpejt pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe megjithatë ajo vazhdon të mbetet ende një këngëtare shumë e dashur për publikun. Përveç zërit të veçantë ajo njihet edhe për stilin e saj në veshje dhe pamjen e kuruar. Kohët e fundit jemi mësuar ta shohim me të njëjtin model flokësh, por në fillimet e saj këngëtarja e shumë hiteve ka qenë me flokë më të gjatë.

Nëpërmjet disa fotove të publikuara në ‘Instastory’ ajo ka treguar se nga një këngë në tjetrën ka ardhur me imazhe ndryshe dhe madje shumë pak e mbajmë mend se Poni ka qenë edhe me flokë bionde. Këngëtarja gjithashtu është folur shpesh për ndërhyrje estetike. Këto imazhe e tregojnë më së miri të kundërtën.

Tani Poni ka vendosur të qëndrojë në një stil dhe duhet të themi se ajo duket e bukur në të gjitha mënyrat.