Mbi shezlong me bikini Bora Zemani më e lumtur se kurrë, ja prish qejfin ‘kunati’ me komentin e tij

1100
Sigal

Moderatorja Bora Zemani, tashmë e përfolur për lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj ka postuar një foto me bikini, por nuk e ka lënë ‘rehat’ Romeo, që ka vendosur t’i lërë një koment.

E qeshur, me bikini në shezlong, Bora Zemani shkruan: “Paçi një fundjavë të bukur”.

Por, Romeo ka pikasur detajin mbas Bora Zemanit, qiellin e ngrysur.

“Në ça plazhi ke dalë kështu se qenka prishur koha?” – shkruan Romeo Veshaj përkrah fotos së postuar nga moderatorja.

Megjithatë edhe Bora Zemani nuk e ka lënë pa një përgjigje ‘kunatin’ e saj: “Është filtri i fotos. M’u duk më freskët me këtë filtër se na mbyti vapa”.