Maluma, këngëtari 26-vjeçar me famë botërore pritet të vijë në Tiranë

597
Sigal

Artisti 26 vjeçar, multidisiplinar, kompozitor, këngëtar e aktor kolumbian, Maluma, e bën Ditën e Verës më 14 mars në Tiranë, edhe më të veçante, me një kujtim të paharruar, koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Ylli i muzikës latine është në një tur europian dhe Tirana është një prej destinacioneve të këtij këtij turneu.

Maluma, ylli i miliona fansave në të gjithë botën, do të këndojë në kryeqytetin e Shqipërisë, këngët më të njohura të tij të stilit regeton, latin trap dhe pop.