Madonna konfirmon romancën me partnerin 35 vite më të ri, ashtu siç i ka hije

136
Sigal

Pas thashethemeve se Madonna (64 vjeç) është lidhur me Josh Popper (29 vjeç), këngëtarja ikonike konfirmoi romancën e saj ashtu siç i takon asaj, përmes një fotoje të postuar në Instastory, ku ajo dhe Josh shihen duke u puthur, në një sfond të errët me pemë.

Madonna konfirmon romancën me partnerin 35 vite më të ri, ashtu

Ata kanë vendosur maska dhe mbishkrimi i fotos është: “Vrasësit që po festojnë”. Kështu, Madonna zgjodhi ta bënte zyrtare lidhjen e saj në Instagram.

Këngëtarja e “Like A Prayer” para pak kohësh i dha fund marrëdhënies së saj me modelin Andrew Darnell, ndërsa shumë shpejt nisën thashethemet se ishte lidhur me boksierin Josh Popper, i cili më herët, kishte postuar një album fotosh me Madonna-n.