Sigal

Luana Vjollca ka vendosur që këtë sezon veror të jetë shumë aktive në muzikë. Pas këngës “Mi dhe flakë mallit tim” me Bujar Qamilin, ajo ka sjellë projektin e ri muzikor “Vetëm ty”.

Një këngë ritmike dedikuar një djali që ia ka thyer zemrën. Nuk dihet nëse teksti lidhet me jetën sentimentale të moderatores së njohur.

Klipin e ka realizuar në qytetin e bukur të Gjakovës në Kosovë. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i Luanës. Kujtojmë se ajo është përfolur se po shijon romancën me Krenar Çoçajn, por ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë.