Loredana rikthehet fuqishëm, publikon duetin me reperen me famë botërore

254
Sigal

Loredana është padyshim një ndër reperet më të suksesshme të estradës shqiptare por jo vetëm. Ajo duket se është rikthyer fuqishëm pas pritet që së shpejti të publikojë albumin “Medusa”. Ndërkohë, pak orë më parë artistja ka publikuar dhe këngën e parë që është pjesë e tij.

Bëhet fjalë për këngën “Checka” dhe është një bashkëpunim me reperen suedeze Amanda Delara, që padyshim që do të kthehet në një hit. Loredana është komentuar shumë pas ndarjes nga Mozzik, ndërkohë që së fundmi ka qenë kryefjalë e mediave rozë pas normalizimit të marrëdhënies me çiftin zvicerian që e akuzoi për mashtrim një vit më parë.

Petra Z dhe bashkëshorti i saj e akuzuan artisten se kishte zhvatur 700,000 franga, mirëpo duket se gjërat kanë ndryshuar pasi reperja ndau një fotografi, ku shihet duke përshëndetur në një video call gruan zviceriane. Petra dhe Loredana janë parë gjithashtu në një takim së bashku.

Një burim tha për mediat zviceriane se “Loredana dhe Petra u ulën, biseduan dhe qeshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të dyja u ulën në tarracën e Hotel Seeburg për rreth një orë.“, është shprehur dëshmitari.