Ledri Vula hidhet me rroba në pishinë në mes të koncertit, reagimi i fansave

284
Sigal

Reperi i njohur, Ledri Vula duket se nuk i ka ndalur koncertet, pavarësisht periudhës së pandemisë.

Ai ka zgjedhur të jetë afër publikut duke performuar disa nga hitet e tij më të njohura.

Së fundmi, Ledri i ka surprizuar të gjithë teksa në një moment gjatë përformancës është zhytur në pishinë së bashku me fansat.

Duke u hedhur me rroba dhe atlete Ledri ka shkaktuar shumë reagime te publiku që ishte i pranishëm, madje edhe te ndjekësit në Instagram, të cilët i janë bashkuar me komente të shumta.

Kujtojmë se reperi pritet të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë, pasi partnerja e tij Sara është në pritje të ëmbël.