Ledri Vula dhe Sara Hoxha gati për tu bërë prindër për herë të dytë?

186
Sigal

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër ciftet më të dashur për publikun, ndërsa historia e tyre e dashurisë është bërë akoma më e bukur me ardhjen e Poem, vajzës së tyre të parë që është edhe një nga fëmijët më të pëlqyer të rrjeteve sociale.

Në fakt reperi dhe partnerja e tij janë shumë të hapur në lidhje me romancën e tyre, teksa i përgjigjen shpesh kuriozitetit të fansave dhe mediave për detaje nga jeta personale, po ashtu nuk ngurojnë të postojnë edhe mjaft caste që kalojnë bashkë. I ftuar së fundmi në “Era Verë” në T7, Ledri është pyetur për familjen e tij dhe sigurisht edhe për planet për një tjetër fëmijë.

E mesa duket ai dhe Sara kanë dëshirë ta zgjerojnë familjen e tyre, duke i dhënë Poem një motër ose vëlla, pasi Ledi i është përgjigjur pyetjes shkurt dhe saktë:

 “Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”.

Nga ana tjetër, në lidhje me vajzën e tij, ai tha se mezi pret të kthehet në shtëpi ta shohë, por fatkeqësisht udhëtimet edhe puna kanë bërë që humbasë momente të rëndësishme dhe nuk do të qëndrojë më asnjë sekondë larg së bijës.

 “Mua më bie shumë të udhëtoj, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem, mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur s’e takoj. Kur thotë një fjalë të re, nuk kam qenë aty kur e ka mësuar, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”- tha Vula.