Ledina Celo heq dorë nga shtetësia shqiptare

730
Sigal

Ledina Çelo i thotë lamtumirë shtetësisë shqiptare për të marrë atë të një vendi të Bashkimit Europian.

Sikurse është bërë e njohur sot, këngëtarja e mirënjohur shqiptare më në fund ka vendosur të heqë dorë nga nënshtetësia shqiptare. Mësohet se ajo ka vendosur të marrë nënshtetësinë gjermane, vend ku jeton prej disa vitesh së bashku me bashkëshortin e saj, ish-kampionin e kickbox-it Naim Kabashi dhe fëmijëve të tyre.

Pasaporta gjermane do t’i ofronte asaj dhe familjes së saj lehtësira më të mëdha. Por heqja dorë nga nënshtetësia shqiptare, ka qenë ‘e detyruar’ për Ledinën, pasi Gjermani është ndër ato shteteve që nuk pranojnë dy shtetësinë.

Kjo është konfirmuar sot nëpërmjet faksimiles së një dekreti të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, e cila është bërë publike.

Këngëtarja mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit si dhe ka realizuar disa videoklipe.

Ledina Çelo ka qenë dhe prezantuese e festivalit në RTSH në dhjetor 2003, në krah të Adi Krastës. Në vitin 2005, ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin muzikor të Eurovizionit.